Mediu: Nuk lejojmë blerjen e votave nga klanet qeveritare
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka vijuar takimet elektorale me banorë të lagjes së re në Vorë ku ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që me paratë e korrupsionit, klanet pranë qeverisë të blejnë votat e qytetarëve dhe të mbajnë sërish peng Shqipërinë.
Një tjetër takim me simpatizantë dhe përkrahës ishte edhe ai në Kodër-Vorë, ku zoti Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e kabinetetit të kancelares Merkel.
Fatmir Mediu: “Pushtetin me lirinë tuaj ta keni ju. Ju vendosi dhe ti tregoni qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Paratë i keni ju që të zhvilloni ekonominë tuaj. Një ekonomi e fortë e juaja është një ekonomi e fortë e familjes suaj, një ekonomi e fortë kombëtare dhe një garanci për të ardhme e vendit tonë.”
Takimet, Mediu i ka vijuar në Baldushk, ku i njohu fermerët e zonës me përparësinë që alternativa e djathtë ka për bujqësinë.