Mediu: Qeverisja dështoi, u “vrau” shpresën shqiptarëve

Në një takim me strukturat e Partisë Republikane në Tiranë, kreu Fatmir Mediu që kandidon nën logën e PD-së, ka ju bërë thirrje elektoratit republikant që të votojnë PD.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i PR për Tiranën, kandidati për deputet Blendi Sulaj si dhe kandidati i PD-së, Halim Kosova.

Mediu bëri një bilanc të dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisjes, duke bërë që qytetarët të varfërohen, të humbin shpresën dhe pjesa më e madhe e të rinjve të largohet jashtë Shqipërisë.

Në prezantimin e prioriteteve të programit politik të Zgjedhjeve 2017, të “Republikës së Re”, Mediu theksoi se të gjitha hapat që do të ndërmerren do të kenë si qëllim parësor, forcimin e ekonomisë individuale, nëpërmjet uljes së taksave. Ai gjithashtu bëri  me dije se projektet për të ndihmuar arsimin e lartë publik, do të jenë me një impakt të menjëhershëm.

Mediu në komunikimin e tij, nënvizioi edhe një herë për të rinjtë e pranishëm, se duke votuar nr.6 Partinë Demokratike, mund të arrihen qëllimet madhore të “Republikës së Re”.

SHKARKO APP