Mediu: Trump nuk është antishqiptar, por Qeveria jonë për pasojë anti Amerikane

Nga: Fatmir Mediu

Fitorja e Donald Trump ka krijuar diskutime të ndryshme, por diskutimet dhe shkrimet më të paprincipta, keqdashëse dhe antikombëtare, janë ato të zëdhënsave dhe mediave të Ramës.
Kjo që po ndodh për herë të parë në vendin tonë është e nxitur qëllimisht dhe padyshim krijon probleme në marrëdhëniet tona me Amerikën.

Padyshim që Bill dhe Hillary Klinton kanë një lidhje dhe kontribut të veçantë për çështjen e shqiptarëve, por është sa naive dhe foshnjarake të mos kuptohet se qëndrimet e tyre pro shqiptare janë si rezultat i ndonjë simpatie personale. Ata që kanë ndjekur sadopak politikën Amerikane në këto vite të demokracisë dhe kanë pak memorje, do kuptojnë se mbështetja e Shqipërisë dhe shqiptarëve ka qenë politike konstante e Presidentëve dhe Institucioneve Amerikane.
Kujtoj Presidentin George H. Bush në vitet 1990 me vijën e kuqe që i vendosi Beogradit për Kosovën.
Senatori Bob Doll e të tjerë, me mbështetje të drejpërdrejtë për Kosovën dhe Presidentin Rugova,
mbështetja kundër komunizmit dhe Partisë së Punës me rolin aktiv të IRI.
Lufta në Kosovë e NATOs e dejtuar nga Presidneti Klinton.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe Pavarësia e Kosovës nga Presidenti Bush.
Presidenti Obama për anëtarësimin e plotë në NATO, një vendim i marrë nga administrata e mëparshme.

Pjesë e këtyre proçeseve kanë qenë shumë autoritete të Partisë Republikane që kanë qenë pjesë shumë e afërt me Presidentin e zgjedhur Trump në këtë fushatë, grupet konservatore.
Senators Session, Mike Lee, Jim Inhofe, Heritage Foundation drejtuar nga Sen Jim Demint, NPC drejtuar nga Kong Bob McEwen, Ish kryetari i Kongresit Newt Gingrich kongresmenet Aderholt dhe Rohrabacher që kanë pasur gjithmonë një vemendje të veçantë për Shqipërinë.
Senatori Session është një nga kandidaturat e mundshme për Sekretar Mbrojtje dhe bashkëpunimi ushtarak ndërmjet vendeve tona ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Po ashtu mendohet dhe për Newt Gingrich etj miq të Shqipërisë.

Prandaj fushta e turpshme anti-Trump e sponsorizuar nga qeveria është shumë e dëmshme dhe duhet të marrë fund se është në dëm të interesave kombëtare, sepse nuk është Trump antishqiptar, por Qeveria jonë dhe zëdhënsat e saj anti Trump dhe për pasojë anti Amerikë.

SHKARKO APP