Mehmetaj: Jemi i vetmi vend në botë ku Qeveria bojkoton parlamentin
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka analizuar atë se çfarë po ndodh në parlament javët e fundit.
Sipas saj Shqipëria është i vetmi vend demokratik, ku mazhoranca bojkoton seancat plenare. Sipas saj kjo është anormale, dhe mazhoranca nuk mund të përballet me realitetin.
“Duhet të jemi vend i vetëm i botës që parlamenti të braktiset nga mazhoranca. Nëse do të bënim siçc thotë Ruçi, opozita duhet të fliste në orën 12 të natës. Pra opozita nuk mund të sillet sikur jemi në një parlament normal. Opozitës i ka ngelur në dorë të ngrejë zërin dhe të bëjë publike të gjitha faktet që ka në dispozicion. E enjtja e parlamentit ato dy orë janë pak të vështira për tu menaxhuar dhe përballja është dhe më e fortë, dhe janë krerët e opozitës që marrin rolin kryesor. Në seancën e kaluar pati disa deputetë të LSI-së, edhe kur mazhoranca kishte bojkotuar. Askush nga ne nuk ndihet komod, pasi kemi një kryeministër që nuk punon por menaxhon skandalet”, tha Mehmetaj për Syrin.net.