MEI: 18 fidera pa energji, po punohet për riparimin e difekteve

Shtabi Qëndror i ngritur për të monitoruar situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të tre ditëve të fundit, po vijon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorëve.

Në gjithë territorin funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE-së për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës.

Numri i fiderave pa energji elektrike është 18, ndërsa po punohet për riparimin e difekteve, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Vlorës, ku ka përkeqësim të motit me shi dhe erëra të forta.

Zonat e prekura nga mungesa e energjisë janë:
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Zall Bastar, Vore, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Rr Siri Kodra, një pjesë e fidrit Prezë, Rr. Don Bosko (pallatet pranë shkollës Qazim Turdiu), Rr. Barrikadave, Rr. Bardhok Biba.
Rajoni Durrës: Katund Sukth, Rr. Azis Shkupi, Fllakë /Shijak, Posta e Policisë, Hotel malvina/Kavajë.
Rajoni Elbasan: Pjesërisht Lunik si dhe ne zonen e Shezes/Peqin. Pjesërisht Cerrujë/Gramsh.
Rajoni Berat: Mbrakull, pjesërisht Potom, Tomorricë, Bargullas Krutje si dhe Pularia, Mobileri Kushi Cener SHPK/Berat.
Rajoni Korçë: Pjesërisht Vithkuqi, pjesërisht Miras.
Rajoni Vlorë: Himarë, Novoselë.
Rajoni Gjirokastër: Zona Buz për shkak se fiderat që furnizojnë këtë zonë janë të stakuar për masë sigurie si dhe Lazarati.
Rajoni Shkodër: Torrovicë; pjesërisht Hajmel.
Rajoni Burrel: Cerrujë, Bater e Vogël.
Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

Të dhënat nga Kaskada e Drinit (KESH):

Sipas të dhënave të orës 11:00, vazhdon mbajtja nën kontroll e nivelit të kuotave në HEC Vau Dejës dhe HEC Koman. Vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.
Të dhënat nga operatori nga operatori i sistemit të Transmetimit (OST):

Nuk ka pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, ne nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.

SHKARKO APP