Meka pranon një dyqan “hallall” të produkteve seksuale

I konsideruar si një vend i fortë për rregullat e besimit, duket se kohëve të fundit Meka po zbutet dhe plotëson dëshirat e konsumatorëve, dëshira që janë konsideruar tabu. Fjalë është për një dyqan seks, i cili pritet të hapet në qytetin e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Dyqani me produkte në përputhje me ligjet e sharias hapet së shpejti në Mekë. “El Asira”, një kompani që merret me prodhimin e mallrave të karakterit erotik synon tregun e qytetit që vizitohet nga miliona myslimanë gjatë pelegrinazhit të haxhit.

Abdelaziz Aouragh, themeluesi i kësaj kompanie,  bëri të ditur ambicien e tij që vitin e shkuar. Ndërkohë, klerikët myslimanë dhe sheikët sauditë e kanë analizuar këtë projekt, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me ligjet dhe zakonet e botës myslimane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Produktet që ne do të ofrojmë për klientët nuk kanë të bëjnë aspak me kukulla të fryra dhe vibratorë”, ka thënë Aouragh për agjencinë AFP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?