Meksikë, fëmija Kikito sfidon murin e kërkuar nga Trump

Një shaka që mund të thyejë barrierat. Duket se këtë gjë ka pasur si qëllim Kikito, një fëmijë, gjigantografia e të cilit shfaqet në murin mes Meksikës dhe SHBA-ve. Bëhet fjalë për një vepër, e gjatë 20 metra e artistit francez JR, ku i mituri shfaqet nga ana tjetër e kufirit sikur kërkon ta kapërcejë. Instalacioni do të qëndrojë një muaj. Objektivi është ai për të sensibilizuar opinionin publik mbi temën e lidhur me emigracionin.

“Ideja më erdhi teksa flija. Pashë këtë fëmijë që shikonte përtej kufirit dhe kur u zgjova e pyeta veten: nuk i njohim të gjitha përfshirjet, ajo që na përfaqëson, por një fëmijë çfarë mund të mendojë? Nuk gjeta përgjigje”, – ka deklaruar artisti gjatë një konference për shtyp në San Diego.

Në të vërtetë, i mituri nuk është vetëm frut i imagjinatës së JR. Ai, atë fëmijë e ka parë vërtet, por pasi e kishte ëndërruar. Ose me sa duket kanë qenë të ngjashëm. Ka ndodhur në Meksikë, pikërisht pranë mureve të kufirit me SHBA-të. Artisti kështu ka fotografuar fëmijën dhe pastaj e ka riprodhuar artistikisht.

SHKARKO APP