Menaxhimi i financave publike në Shqipëri, sipas standardeve të BE-së

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë, për prezantimin e këtij projekti, ishin të pranishëm, perfaqesues të Ministrisë shqiptare të Financave, delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorët e akredituar në vendin tonë, të Austrisë dhe Francës si dhe të vendeve anëtare që do të bashkëpunojnë me këtë projekt.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të kontribuojë për një përdorim të dobishëm, efikas dhe transparent e me përgjegjësi të fondeve publike duke sjelle përvojen austriake dhe franceze në Shqipëri.

 

Robert Gielisse drejtues i buxhetit në Komisionin Evropian, u shprehe se, implementimi i sistemit modern të menaxhimit financiar në institucionet publike lokale dhe qendrore, do të mbështetet në praktikat më të mira të zbatuara në vendet e BE-së. Ndërsa projekti do të mbështesë Strategjinë e Shqipërisë 2014-2020 për financat publike duke vënë theksin në forcimin e kontrollit të brendshëm, llogaridhënien dhe auditin e brendshëm si shtyllat kryesore për një planifikim dhe zbatim efiçent të buxhetit, për të fituar stabilitet makroekonomik. Konferenca-Implementimi i nje sistemi modern per kontrollin dhe menaxhimin financiar dhe inspektimin e financave publike ne Shqiperi Foto Flori Abazi (2)

Zevendesministri i Financave Erjon Luç, i pranishëm në këtë aktivitet, përshënderti kontributin dhe mbështetjen që BE, i jep vendin tonë, në një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, duke vlerësuar se projekti do të garantojë mbrojtjen e interesavbe financiare të njësive publike përkundrejt keq menaxhimeve dhe korrupsionit.

“Shqipëria dëshiron të miratojë një sistem modern mbi menaxhimin e finanacve publike për të përmbushur parimet e një sistemi transparent.Tregues kyç i të cilit janë promovimi i një përgjegjshmërie menaxheriale dhe fuqizimi i një sistemi kontrolli të brendshëm, nga njësitë e qeverisjes lokale dhe qendrore, si një auditi i pavaruar”-tha ai .

Projekti është pjesë e programit IPA, i cili është një asistencë për Ngritjen e Institucioneve të vendeve që aspirojnë të bëhen vende anëtare të BE-së. Këtij projekti i janë akorduar 2,5 milionë euro

SHKARKO APP