Mëngjesi në Vermosh/Qytetari i kujton rrugën e Berishës, Rama i kthen përgjigje

Fundjava e Kryeministrit Rama jashtë Tiranës, nuk ka kalaur pa komente. Postimi i z.Rama për një mbrëmje dhe mëngjes të kaluar në Malësinë e Madhe, ka ngjallur interes tek ndjekësit e tij në Facebook. Por edhe këtë radhë nuk kanë munguar ankesat.

Komentuesit i kujtojnë kreu të qeverisë, mungesën totale të infrastrukturës, kurse një tjetër ironizon duke i thënë se ka mundur të shkojë përmes rrugës së bërë nga paraardhësi i tij, ish­kryeministri Berisha.

“Paske shku deri aty ku ka rregullu rrugen Berisha. Po me vjen keq qe skeni vazhdu rrugen kishte kene nje kesperience e paharrueshme.”­ i shkruan një qytetar.

Pas tij, ka replikuar vetë kryeministri duke iu përgjigjur: “Eh ne fakt jo, rruga eshte duke u ndertuar tani deri ne fund.

capture

SHKARKO APP