Mënyra më e mirë për t’i ngrirë perimet dhe frutat sezonalë
Amvisat si për çdo gjë tjetër në shtëpi, kujdesen edhe për të mbushur frigoriferin me fruta dhe perime të ngrira. Vera është stina më e mirë për ta bërë këtë, sepse larmishmëria e frutave është shumë e madhe. Tashmë mund të ngrini pothuajse çdolloj fruti ose perimeje, përveç patateve.
Ngrirja e manaferrave
Organizoni frutat në një letër alumini ose fletë tjetër të qëndrueshme dhe vendosini në frigorifer për 4 orë (ose 1-2 ditë). Më pas hidhini ato në një qese dhe vendosini sërish në frigorifer.
Ngrirja e bamjeve, kungulleshkave, misrit, bizeleve, mashurkave, etj
Merrni një enë me ujë të kripur. Hidhni perimet në një kullesë të madhe dhe zhytini fillimisht në ujë të nxehtë. Më pas kallojini dhe hidhini në një tas të madh me akull dhe ujë të ftohtë. Në fund, kullojini sërish dhe renditini në një letër alumini. Vendosini në ngrirje.
Ngrirja e mollëve, domateve dhe kungullit të verdhë
Prejini në feta dhe piqini. Domatet mund t’i piqni me pak vaj ulliri dhe hudhër. Mollët mund t’i prisni në feta të holla dhe t’i piqni për disa minuta. Kungullin mund ta prisni në kube dhe ta piqni pak minuta. Më pas vendosini në qese me vakum dhe vërini në ngrirje.