Meryl Streep: Do isha e nderuar të interpretoja Hillary Clintonin

Simpatizante e deklaruar e Hillary Clinton, Meryl Streep, është në krah të kandidates demokrate për në Shtëpinë e Bardhë. Aktorja , e ftuar në Festivalin e Kinemasë në Tokyo ka deklaruar se do të jetë e nderuar që mund të fusë në “librin”e saj të interpretimit të Oscar, pas Thatcher, edhe  Hillary Clinton.

“Do të isha e nderuar për këtë. Por duhet të presim, duke parë se të gjitha sukseset e saj të mëdha duhet ende të vijnë”, tha Streep.

Pas Margaret Thatcher në “The iron Lady”, me të cilën ka fituar Oscarin e tretë , pra një rol tjetër i rëndësishëm i një gruaje të fuqishme dhe me influencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorja do të punonte me shumë dëshirë për personazhin e kandidates demokrate në një film biografik, me aprovimin e Clinton natyrisht. Për momentin aktorja po i dedikohet Florence për rolin e së cilës në film, me regjisor Stephan Fears, duhet të ushtrohej për muaj të tërë më një maestro të operas, për të “shkatërruar” më pas gjithçka që kiste mësuar, tha ironikisht ylli i kinemasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Megjithatë, do më pëlqente të bëhesha këngëtare një ditë, edhe pse nuk jam shumë e mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?