Mes rinovimit dhe lamtumirës, ja situata e paqartë e Strakoshës te Lazio

Thomas Strakosha do të rikthehet në fushë nga minuta e parë në Europa League, një kompeticion, kur gardiani shqiptar ka pasur më shumë hapësira. Kjo është ndeshja e katër që Strakosha zbret në fushë, vetëm në Europë, pasi në Serie A Sarri beson më shumë te Pepe Reina.

Drejtuesit e klubit të Lazios janë vënë në një pozitë jo të përshtatshme, Strakosha është në fund të kontratës dhe duhet të lëvizin shpejt, vetëm paratë, apo përmirësimi i kushteve në kontratës nuk mjaftojnë pasi Strakosha kërkon minuta dhe kërkon të rikthehet të jetë titullar.

Igli Tare ia ka bërë të qartë Strakoshës vullnetin e klubit, madje i ka ofruar edhe kontratën e re, por nuk i ofron vendin si titullar, diçka që Strakosha duhet ta fitojë vetë në fushë. Nga sezoni 2016-17, Strakosha ka luajtur 180 ndeshje me fanellën bardhekaltër, i shtati me më shumë prezenca me klubin e Lazios. 14 ndeshje i duhen për të arritur në vendin e gjashtë që mbahet nga Grappa.

 

SHKARKO APP