Mesazhet e Erion Veliajt nga burgu

Nga Daniel Muçaku-

Erion Veliaj sot ka postuar status në profilin e tij në facebook, ku në krye të herës shkruan “mesazh nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, pra nuk quan të ligjshme votimin e këshillit bashkiak, as vendimin e Prefektit të Tiranës dhe as vendimin e Qeverisë.

Ndërkohë ai ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe sot një status ku ndër të tjera paralajmeron:“Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati,…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Mesazhet e Erion Veliajt nga burgu

Pra Erion Veliaj paralajmeron “rrëfime” në seri!

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj ka punuar dhe kontribuar për Tiranën, ky është fakt publik. Por Erion Veliaj u bë star në kryeqytet pasi Edi Rama e ngriti në qiell nga ku mori ndriçimin e “diellit socialist”. Edi Rama e kandidoi tre herë në Tiranë, çka nuk është asnjëherë mirë që një kryebashkiak të jetë me 3 mandate. Përvoja e ka treguar se në mandatin e fundit kryebashkiakët e hapin thesin dhe bëjnë ç’të duan.

Erion Veliaj ka hapur luftë me ish-miqtë e tij dhe me PS, natyrisht me kryeministrin. Eshtë një betejë e vështirë, por mesazhi i tij se do të “rrëfehem” ka një handikap të madh besueshmerie. Nëse duhej rrefimi, ai duhej të ishte bërë në asamblenë e PS, ku ka milituar; aty sy me sy e ballë për ballë. Asokohe, kur ishte “majë fikut”, ai fitonte kredibilitet politik dhe merrte mbështetje publike; gjithnjë po që se ka fakte.

Ose edhe me saktë, nëse ka fakte, ai duhej të shkonte në SPAK e jo tani që SPAK-u e ka kapluar.

E megjithatë pendesa e rrëfyer besueshëm ka impakt publik, ku rrëfimet nuk duhet ti bëjë sipas situatës politike dhe me aludime, por ta hapi thesin, në qoftë ka realisht gjë në “thes”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?