Mesazhi i Erion Braçes pas mbledhjes së PS-së: Karriget nuk janë kurrë qëllim
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka përcjellë një mesazh lidhur me të ardhmen e PS pas mbledhjes në Njësinë 5, e cila u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, pas takimit të grupit te Pallati i Brigadave. Braçe thekson rëndësinë e hapjes në parti, duke nënvizuar se forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.
“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mire për të cilin folëm e do flasim edhe më tej”, shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale.
Deputeti vë në dukje në mesazhin e tij se: “Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”. Mesazhi i Braçes vjen në një ditë kur u raportua për tensione në mbledhjen me dyer të mbyllura të socialistëve, mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

