Mesazhi i Majkos në ditën e fundit të fushatës: Ndihem si një “dysh” pa fjalë

Deputeti socialist i Tiranës, Pandeli Majko me anë të një statusi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, veçon nga fushata përmbyllëse në Tiranë një moment me një vajzë të vogël në moshë që i është afruar për t’i treguar një foto.

Majko thotë se kur fushata mbaron, mbeten fotot, por ato që vendosin janë votat. “Fëmijët do të na vlerësojnë edhe si dëshmitarë fotosh”,- shton ai ndërsa nuk nguron të shtojë se mbrëmë ishte në atë shesh si një “dysh” pa fjalë.

FOTOJA E FUNDIT E FUSHATES…
Kjo është fotoja e fundit e fushatës. Vajzës në krahun tim nuk ja di emrin. Në mitingun e djeshëm të Tiranës, ajo bënte diferencën. Sepse një vajzë aq e vogël që bënte fotografen ishte e pazakontë.
Më erdhi afër dhe më tregoi foton që më kishte bërë… Nuk komunikuam. Folëm pa fjalë. Më drejtoi aparatin dhe unë bëra atë që kërkoi. Pash veten të fiksuar në një foto nga një sy fëminor si ajo.
Përtej zhurmës, isha vec një pjesë e të parit të saj të realitetit. Dëshmitarja e vogël ishte pa fjalë.
Fushata mbaron. Fotot mbeten. Votat do të vendosin. Fëmijët do të na vlerësojnë edhe si dëshmitarë fotosh.
Kjo ishte fotoja e fundit e fushatës së qershorit 2017. Ajo flet njerëzisht. Si dëshmi se ti ishe aty. Unë isha aty. Si një “dysh” pa fjalë.
Të gjithë rendim pas ëndrës. Sot votoj unë për ty. Nesër, voton edhe ti. E sigurtë është që Shqipëria do të jetë më e mirë.
Shqipëria që duam do të na lërë takim sërish. Duke ecur përpara nesh. Nga një fletë votimi në tjetrën…
Në 25 qershor, uroj që takimi me të ardhmen të jetë shënuar në numrin “dy”. Dyshi që të pëshpërit… Ti je unë! Voto!

SHKARKO APP