Mesazhi i Nanos në festën e PS, Servet Pëllumbi: Impuls i ri

Profesori i socialistëve, ish- kreu i Kuvendit dhe një prej themeluesve të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi ka reaguar për takimin e Ramës me ish- kryeministrin Fatos Nano. Në një prononcim për mediat, profesori ka komentuar deklaratat që PS të fitojë timonin e qeverisjes.

Sipas tij, mesazhi i Fatos Nanos për 26-vjetorin e PS ishte në momentin e duhur dhe se sot ka një impuls të ri.

“Kur historia vihet para realitetit, ka impuls të ri. Mesazhi i Fatos Nanos, ishte në momentin e duhur dhe në interes të anëtarit të PS dhe elektoratit. Ka faktorë që e bëjnë të pashmangshme përplasjen dhe përçarjen, por ndonjëherë përçarja ndikon pozitivisht. Si në këtë rast të tanishëm”,-tha Pëllumbi në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP