Mesazhi i Ramës për çunat e Kavajës: “X” në fletën e votimit lërjani Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit
Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës zgjedhore në qytetin e Kavajës, kërkoi një votë masive kuq e zi, pa dallim mes demokratëve e socialistëve që duhet të bashkohen për një qëllim siç tha ai që: “Ta çojnë Shqipërinë në Europë”.
I pari i qeverisë nuk e kurseu një mesazh këshillues për të gjithë çunat e Kavajës, kur vjen puna për zgjedhjen që duhet të bëjnë në kutinë e votimit.
“Edhe çunave të Kavajës dua t’ju them se kanë shumë të thjeshtë ditën e dielë, në fletën e bashkisë zgjidhni numrin 1, në atë të qeverisë 2 dhe x lërjani në dorë Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit. Jam i bindur që këtu në Kavajë do shikojmë një dallgë kuqezi si asnjëherë më parë”,- shtoi Rama.