Meshkuj, ka një mënyrë për të tërhequr femrat dhe është e vërtetuar

Mëyra të shumta janë zbuluar si të joshës një femër. Më e përdorua është aroma e mirë. Parfumi mund të jetë tërheqës për femrat por meshkujt nuk duhet të lodhen shumë për parfum trupi, pasi sekretin e kanë në kuzhinë.

Referuar një studimi të fundit, profesor Craig Roberts, rekomandon që konsumimi i 4 thelpinj hudhër i bën meshkujt më tërheqës për seksin e kundërt. Në një eksperiment të vogël të botuar në Appetite, femrat kanë një tërheqje ndaj meshkujve që hanë dy thelpinj hudhër, dhe atyre që hanë  katër thelpinj për një javë.

Më pas, ato renditën erën e çdo mashkulli, në kuptimin e tërheqjes, kënaqësisë, intensitetit dhe maskilizmit. Ata që morën më shumë vlerësim ishin meshkujt që kishin ngrënë 4 thelpinj hudhër.

“Rezultatet tona thonë se konsumimi i hudhrës ka efekte pozitive tek era që perceptohet nga trupi dhe kjo për shkak dhe të efekteve në shëndet. Nga këndvështrimi revolucionar, formimi i erërave të trupit konceptohet nëpërmjet zgjedhjes seksuale”, thotë autori i studimit.

Por para se të filloni të hani hudhra me kafen e mëngjesit, femrat i marrin erë jastëkut të krevatit, dhe jo gojës.

Frymëmarrja me erë hudhre është ende ‘jo’. Studimi thotë se konsumimi i hudhrës, që ka një sërë përfitimesh për shëndetin, e bën mashkullin të duket më i shëndetshëm, dhe biologjikisht më tërheqës për femrat.

SHKARKO APP