Mesi: Reforma në drejtësi, një ndër indikatorët nxitës për investimet e huaja

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë Michael Linhart.

Fokus i takimit kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetja e vazhdueshme që Austria i ka dhënë vendit tonë në rrugëtimin europian.

Mesi e ka cilësuar reformën në drejtësi si një nga indikatorët kryesorë për nxitjen e investimeve të huaja.

“Reforma në drejtësi shihet si një ndër indikatorët kryesorë për nxitjen e investimeve të huaja direkte austriake dhe më gjerë. Në këtë kuadër, Shqipëria do të eci me agjendën e saj sikurse kemi premtuar dhe do të përparojmë me rezultate të mëtejshme në mënyrë që të krijojmë një klimë atraktive për investimet e huaja,” ka shtuar më tej zëvendëskryeministrja Senida Mesi.

SHKARKO APP