Mesila Doda: S’kam frikë nga ty i pabesi holandez dhe as nga çakejtë e tu
Akuza të forta ka lëshuar sot sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, ndaj kryetarit të PD-së Lulzim basha, i cili prej disa ditësh po sulmon PDIU-në. Në fjalën e mbajtur në mitingun e hapjes së fushatës në Tiranë, Mesila Doda, kandidate e PDIU-së në Tiranë, u shpreh se Partia Demokratike ka një kryetar të emëruar që pasi vodhi çfarë i doli përpara, u futi thikën miqve dhe bashkëpunëtorëve.
“PD ka një kryetar të emëruar që ka marrë e vjedhë çdo gjë që i ka dalë përpara dhe që në fund i futi thikën dhjetëra miqve dhe bashkëpunëtorëve të vet, dhe që guxon të na etiketojë si parti e marrëveshjeve të natës”, tha ajo.
Deputetja e PDIU, e shoqëruar gjatë fjalës së saj nga entuziasmi i simpatizantëve tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë çështje të ditës Çështjen Çame, duke shtuar se mund të bashkëpunojnë vetëm me ata që përqafojmë programin e kësaj force.
Fjala e plotë e Mesila Dodës:
Mirë se u gjej Tiranë! Mirë se u mblodhëm të gjithë bashkë në kryequtetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve të bashkuar. Kjo fushatë është unike për atë që solli dhe nuk për atë që u pa dhe nuk u pa. Ne jemi e vetmja forcë që kemi në zemër 1 dhe vetëm 1 atdhe. Jemi forca që praninë tonë në politikë e kemi mison dhe jo aksident. Jemi të vetmit që pazarit me çadraxhinj dhe zullumçarë i përgjigjemi pa frikë: kemi vetëm një atdhe.
Kjo për ne nuk është parti por familje madhe ku secili i zgjat dorën njëri-tjetrit, ne nuk shajmë e fyejmë por të harroni ju matrapzazë parimesh dhe njerëzish, njerës të zhytur deri në fund në krim dhe pazare nuk do të fyeni dot mijëra njerëz që kanë kauzën që te çojnë përpara atdheun tonë të dashur, Shqipërinë.
Të dashur miq gjatë kësaj fushate kam takuar dhe shtrënguar mijëra duar e jam njohur me halle. Kam takuar nëna që nuk kishin me ç’të paguanin ilaçet e fëmiojëve të sëmurë, kam biseduar me gra që nuk dinin me çfarë të nisin muajin dhe kam kuptuar që kjo klasë politike e 27 viteve nuk përfaqësojnë më njerëzit. Ata që shesin batuta dhe barcaleta duhet të ikin, ky vend duhet të ndryshojë dhe ne sjellim ndryshimin. Dikush nga ju mund të pyesë pse tu besojmë?
PD ka një kryetar të emëruar që ka marrë e vjedhë çdo gjë që i ka dalë përpara dhe që në fund i futi thikën dhjetëra miqve dhe bashkëpunëtorëve të vet, guxon të na etiketojë si parti e marrëveshjeve të natës. E di që pas kësaj do lëshosh hienat dhe çakejtë, por nuk kam frikënga ty ii pabesi holandez dhe as nga ajo që përfaqëson në politikë.
Njeriu ecën me kokën lart, frikacakët vdesin nga pak e përdite e ky nuk është rasti im, nuk është rasti jonë. Kaq meriton e ndoshta herë tjetër do i shkoj më thellë tëvërtetave. Duhet ta besojnë se ne marrim kauza që nuk janë inters dhe i kthejmë në sukses. Ne nuk kemi retorikë dhe patetizëm, por nacionalizëm. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë më të bashkuar se kurrë. Qeveria e ardhshme duhet të frymëen e një atdheutë përbashkët, një ekonomi, një kulturë, një komb.
Qeveria e ardhshme duhet të ketë çështje të ditës Çështjen Çame, kush na do përqafon programin tonë. Falenderoj mijëra banorë të Tiranës nga të gjitha qytetet e Shqipërisë që na mbështesin çdo ditë . Ju që përbëni ansamblin e mrekullueshëm të Tiranës, Kamzës, Kavajës, Rrogozhinës, etj. Një falenderim për banorët e Rrogozhinës dhe Bushi Nuredinin. Bushi, xhelozia dhe inati mbesin rrugëve, puna ecën, ti je krenari për ne. Falenderoj shqiptarët e Çamërisë që mbeten kështjella jonë e pathyeshme, Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Të dashur miq, sot komuniteti LGBT më shpalli armike i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por dua votën e kujdo që mendon se familja tradiconale është e para.
Falenderoj familjen time dhe babain tim që për herë të parë është i pranishëm në aktivitete.