Mësohet se kur do të ndërrohet ora, por 70 deputetë të PE kërkojnë të mos ndryshojë
Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e ardhshme, kur të shtunën ndaj të dielës në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas. Ditët e gjata të këtij viti do të marrin fund me datë 29 tetor të këtij muaji. Pikërisht në këtë datë do të ndërroi ora, që i bie se llogaritja kohore do të ndryshojë për një orë. Si zakonisht ora ndërron në të dielën e fundit të tetorit, që do të thotë me datë 29 tetor.
Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.
Eurodeputetët kërkojnë të ndalet zhvendosja e orës
Një grup prej 70 deputetësh të Parlamentit Evropian është zotuar se të heqin direktivën e ndryshimit të orës që ndodh dy herë në vit, sepse siç thuhet, ka një evidencë në rritje të ndikimit negativ të kësaj praktike.
“Hulumtimet shkencore kanë treguar se 20 për qind e popullsisë vuajnë nga probleme shëndetësore për shkak të orës”, tha Pavel Svoboda, deputet çek i PPE-së, i cili kryeson grup punues prej 70 parlamentarësh të mbledhur rreth kësaj iniciative.