Messi i papërmbajtshëm, shënon 5 gola në miqësoren ndaj Estonisë (VIDEO)

Lionel Messi konfirmon formën fantastike që po kalon me Argjentinën, teksa sot ka qenë protagonist absolut në fitoren 5-0 ndaj Estonisë, një duel miqësor.

Ylli argjentinas shënoi të gjitha golat, duke zhvilluar një ndeshje perfekte. Ai zhbllokoi ndeshjen me penallti që në minutën e 8-të, ndërkohë që do të dyfishonte shifra5t ne fundin e pjesës së parë.

Në fillimin e së dytës dhe më pas me dy gola të tjerë ne minutnë e 71-të dhe 76-të. Messi deri më tani ka shënuar 84 gola me Kombëtaren e tij dhe ka dhënë 49 asistë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP