Messi: Një trofe me Argjentinën do ishte unike. Brazili, Spanja dhe Gjermania favoritët e Botërorit
Lionel Messi, në një intervistë për mediat e vendit të tij ka folur për disa çështje. Futbollisti argjentinas fillimisht është shprehur se në Europë nuk do të veshë asnjë bluze tjetër veç asaj të Barcelonës.
“Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë bindem që në Europë do të mbaj veshur vetëm një fanellë, vetëm atë të Barcelonës. Gjithmonë jam shprehur se do të doja që një ditë të luajë në Argjentinë. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë, është thjesht një ide. E kjo do të ndodhte vetëm me Neëell’s Old Boys, të paktën për 6 muaj.”
Më tej Lionel Messi ka folur për kombëtaren argjentinase, ku është shprehur se do të ishte unikë nëqoftëse do fitonte një titull me ta.
“Do ta ndërroja një titull të fituar te Barcelona me një të kombëtares. Një trofe me Argjentinën do të ishte diçka unike. Është realitet që sot nuk jemi shumë të fortë, kemi lojtarë me shumë cilësi dhe eksperiencë, por duhet të jemi realist dhe të përulur. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Do të ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim me fitore Botërorin. Mendoj se favoritët kryesorë për të triumfuar në Rusi janë Brazili, Spanja dhe Gjermania.”