Mësuesja befason Ramën me dhuratën: Ky i bën… (VIDEO)

Në përfundim të takimit me prindërit në Vlorë, Kryeministri Rama është surprizuar nga një dhuratë. Një ndihmës mësuese i ka dhuruar atij një vizatim të bërë nga një nxënës i saj.

“Më falni që e mora fjalën kështu, por kam një gjë të rëndësishme për të thënë. Unë jam një ndihmës mësuese dhe një nxënësi im i cili ka një ngjashmëri me ju, ju ka bërë këtë pikturën”, tha ndihmës mësuesja duke i dorëzuar pikturën Ramës.

Duke përdorur batutat si gjithmonë Rama tha se ndonëse edhe ai vetë bën shkarravina, kjo e bërë nga nxënësi ishte më e bukur.

“Faleminderit, ky qenka më i talentuar se unë. Edhe unë bëj shkarravina, por ky i banka më bukur se unë”, tha Rama.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VhFHvZKM4Y8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP