“Mësymja e qeverisë ndaj biznesit, si rrethimi i tretë i Krujës”
Sekretari për Çështjet Ekonomike në LSI, Majlind Lazimi, e ka krahasuar operacionin e nisur nga tatimet, në kuadër të luftës ndaj informalitetit si ‘rrethimin e tretë të Krujës’.
Lazimi në shkrimin e tij, thekson se formalizimi i tregut nuk bëhet me kërbaç dhe as me taksa mani.
Postimi i Majlind Lazimit në Facebook:
Kjo mesymja e 3-te e qeverise ndaj biznesit ne kuader te luftes kunder informalitetit po ngjason me “rrethimin e 3-te te Krujes” nga osmanet…
Formalizimi i ekonomise nuk behet me diktatin e “kerbacit” dhe as me “taksa-mani” nga ana qeverise…por me clirimin e biznesit nga makthi i taksava te larta qe mbysin iniciativen e lire, investimet private, kreditimin e biznesit dhe punesimin e qytetareve.
Benjamin Franklin thoshte se ” ne bote ka vetem 2 gjera te sigurta, vdekja dhe taksat”
Nese te paren nuk e kemi ne dore dhe nuk e fajesojme dot qeverine, per taksat – ne nje ekonomi si e jona ku informaliteti eshte mbi 40% e ekonomise – eshte e qarte se taksat me te larta do te thote me shume inkurajim per qytetaret dhe bizneset per tju shmangur atyre.
Fatkeqesisht, sot per shkak te taksave te larta, te kushton me teper te jesh i formalizuar sesa informal, si per qytetaret ashtu dhe per bizneset…
Mesa duket qeveria nuk po e meson kete leksion te ekonomise, teksa po pregatit paketen e re fiskale me taksa te rritura, ku me shume gjasa ne finale do te mbledh me pak te ardhura per buxhetin dhe do rendoje me shume xhepat e holle te qytetareve.