Meta flet për Berishën: Nuk dua të mbetet politikani i vetëm në CV time që…

I pyetur në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, për marrëdhënien që ka me Berishën, Ilir Meta ka treguar respektin e veçantë për të.

“Doktori është më i majtë se lali Eri. E kam vlerësuar për shkak të qëndrimeve të tij. Respekti është një gjë e rëndësishme në politikë, aq më tepër që kur ke bashkëpunuar me të dhe nuk bashkëpunon më. Nuk dua që të ngelet politikani i vetëm në CV që mban përgjegjësi. Ne kemi nevojë për politikanë që të mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësitë merren me votë”, tha Meta.

I pyetur për Bashën, Meta ka thënë se edhe Bashën e ka mbështetur, por nuk ka lënë takime me të pas orës 12 të natës. I pyetur nëse është zhgënjyer për shkak të marrëveshjes që bëri me Ramën, Meta u shpreh me ironi: “Habi është kur mban fjalën dhe jo e kundërta”./dritare.net

SHKARKO APP