Meta i kthehet Ramës: I kam thirrur qenushët e Sorosit për të votuar Reformën në Drejtësi me 140 vota

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Reformën në Drejtësi. Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Meta thekson se reforma e miratuar në vitin 2016 nuk kaloi me 140 vota, por me 69 vota. ‘‘Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi. Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin. Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?