Meta: Le t’i paguajë analistët dhe sondazhet, vendimi është marrë

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, nga Pogradeci ka folur për sondazhet e fundit që e nxjerrin LSI-në me humbje.

Ish-kreu i LSI, theksoi se sondazhi për zgjedhjet e 25 qershorit është bërë dhe LSI-ja do të jetë forcë e parë. Ai këtë e theksoi, teksa ka folur për, siç ka thënë ai, sondazhet dhe analistët e paguar nga Edi Rama.

“Vendimi është marrë. Le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nëpër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë. Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

SHKARKO APP