Meta: Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e rinisë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Bërzhitë me banorë të pesë njësive administrative të Tiranës. 

Meta: LSI është një forcë politike me këmbë në tokë

Meta: LSI është forca politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar

Meta: Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e rinisë

Braimllari: Ky vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja

Braimllari: LSI është forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët te serioziteti që LSI ka si forcë politike. 

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Bërzhitë me banorë të njësive administrative të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, simpatizantë, etj.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi rolin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e cilësuar atë si një forcë politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë si edhe një mbështetëse e fortë e rinisë.

“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë”, – u shpreh z. Meta.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program të qartë për të qeverisur vendin ku bazohet në një arsim të drejtë për të rinjtë si edhe për krijimin e vendeve të reja të punës të mirëpaguara.

“Ne kemi një plan konkret. Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit. Ne do të investojmë maksimalisht në arsimin profesional. Arsimi profesional me arsimin e përgjithshëm, të marrë një raport 50 me 50% . Ky vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja”,- u shpreh Braimllari, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë falë angazhimit maksimal që ka ndaj të rinjve dhe të rejave.

“LSI do jetë forcë e parë falë angazhimit maksimal të këtyre të rinjve dhe të rejave. LSI është forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët te serioziteti që LSI ka si forcë politike”, – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

SHKARKO APP