Meta nga qelia: I thoni Ramës të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar sot nismën e mazhorancës dhe kreut të saj Edi Rama, për të ndryshuar ligjet që prekin reformën në drejtësi.

𝐓𝐚𝐧𝐢, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢
Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.
Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.
Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.
I thoni të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës.
Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten“, shkruan Meta në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?