Metodat e veçanta për ushtrime
Puna, familja dhe angazhimet shoqërore na marrin shumë kohë, dhe duket e pamundur të bësh të paktën 30 minuta ushtrime fizike. Dietologia e famshme australiane, Susie Burrell e cila ka dy djem binjakë, thotë se e menaxhon gjetjen e kohës dhe na rrëfen se si ia del.
“Më duhet të stërvitem shumë, të paktën 1 orë në ditë, ndoshta më shumë pasi kam dy binjakë dhe ushtroj ecjen në pjesën më të madhe të ditës”, thotë Burrell.
Niseni me hapa sugjeron ajo, duke bërë minimalisht 8 mijë hapa në ditë, por mos harroni dhe programimin. Të paktën për femrat thotë Susie është shumë e rëndësishme ti kushtojnë pak kohë vetes.
Susie sugjeron tjetër të lidheni me një shoqe, pasi është më e lehtë kur nuk je vetëm gjatë ushtrimeve. Por sugjerimi më i çuditshëm i saj është “mendoni sikur jeni mashkull”. Sipas Susie, meshkujt mendojnë rrallë për partneret e tyre që kanë mbetur në shtëpi gjithë ditën duke u marrë me fëmijët.
“A thonë ndonjëherë ata, ‘zemër, e di që ke qënë në shtëpi për 10 orë, pse nuk i kushton vetes një orë?’, nuk e thonë apo jo. Nga ana tjetër, nuk e mendojnë dy herë kur na thonë se do të vijnë vonë, pasi kanë një takim pune apo do pijnë një gotë, apo të rregullojnë makinën dhe lista vazhdon. Prandaj, unë sot bëj të njëjtën gjë. I them do stërvitem dhe nuk i marr leje, sepse ata nuk e bëjnë kurrë”, vijon Susie.