MF: Të ardhurat nga renta minerare bien me 36.7 %

Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 1.4 miliard lekë, ose -36.7 % krahasuar me 7-mujorin e vitit 2015 dhe -36 % krahasuar me planin.

Sipas ministrisë së Financave, arsyet lidhen me rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.

Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, thuhet në raportin për treguesit fiskal paraprak të ministrisë së Financave, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 55 mijë ton ose +10.7 %, të ardhurat nga renta u ulën me 709 milion lekë krahasuar me vitin e kaluar.

SHKARKO APP