Michael Jackson donte të martohej me 12-vjeçaren

Michael Jackson donte të martohej me vajzën e tij 12-vjeçare britanike të birësuar ose me aktoren 11-vjeçare të Harry Potter, Emma Watson, sipas doktorit që akuzohet për vdekjen e yllit të muzikës pop.

Zgjedhja e tij e parë për martesë ishte Harriet, vajza e shokut të tij Oliver, por shumë shpejt Watson u kthye në zgjedhjen e tij të dytë, sipas Dr Conrad Murray.

Murray shërbeu si doktori i ikonës së popit për tre vjet përpara se ai të shpallej fajtor për vrasjen e pavullnetshme të Jackson/it më 2011-n, duke kryer vetëm gjysmën e dënimit të tij me katër vjetë.

Tani ai ka shkruar një libër sensacional të quajtur “This Is It”, duke dhënë detaje shumë sekrete lidhur me jetën e Mbretit të Popit.

Murray tha për The Mirror: ‘Michael ra në dashuri me Harriet kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe. Më pas, kur u bë 12 vjeçe, ai nisi të fiksohej pas saj.”

Doktori tha se Jackson donte që ai të shkonte për vizitë te lester dhe të diskutonte për një martesë të mundshme kur pop stari ishte në Londër në kuadër të koncerteve të tij This Is It më 2009-n.

Mark Lester ka refuzuar të japë ndonjë koment për Mirror-in lidhur me pretendimet e Murray, nëse miqësia e Jackson me Harriet mbeti tërësisht e pafajshme.

Murray ka rrëfyer gjthashtu se Jackson vishej si palaço dhe me maska në mënyrë që të shfryhej me vajzat e telefonatave që zhvisheshin dhe të mos e njihnin.

SHKARKO APP