“Michael Jackson ishte i fiksuar pas djalit tim”

Ish-mjeku i Michael Jackson, Conrad Murray ka zbuluar se si superylli i muzikës ishte i fiksuar pas djalit të tij të vogël dhe mbante një foto  në dhomën e tij, ku ai e shikonte atë çdo ditë.

Kardiologu, i cili u burgos për katër vjet për vrasje të pavullnetshme të këngëtarit, tha për Daily Mail se Michael-it i ishte ndaluar të kalonte kohë i vetëm me fëmijën.

Në një intervistë, Murray foli edhe për mënyrën se si mbreti i Pop ishte i fiksuar për tu martuar me vajzën e adoptuar prej tij, pasi kishte provuar një ndjenjë të fortë për të, kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe.

Gjithashtu, Murray tha se aktorja Ema Watson në filmin Harry Potter, ishte zgjedhja tjetër e Michael nëse nuk arrinte të martohej me vajzën e tij, Harriet.

SHKARKO APP