Michelle Obama, ikonë e modës

-Në 8 nëntor Amerika do të votojë për presidentin e ri dhe në këtë datë do të mbyllet zyrtarisht era Obama.
Përveç impenjimeve të saj sociale, Zonja e Parë ka qenë gjithmonë nën reflektorë për momentet e saj fashion.

Ne vitet e saj në presidencë Michelle duket se nuk ka gabuar asnjëherë me look-un, edhe kur është fotografuar në ambientet e brendshme të Shtëpisë së Bardhë, në shoqërinë e fëmijëve, ose teksa kujdesej për lulet dhe pemët e oborrit të Shtëpisë presidenciale.

Në mënyrë të pavullnetshme Michelle Obama ka influencuar modën me ‘fashion moments’.

Veshjet që ajo ka veshur në eventet zyrtare janë shitur shumë shpejt dhe stilistët kanë bërë garë për të parë krijimet e tyre të veshura nga bashkëshortja e presidentit amerikan. BW

SHKARKO APP