Microsoft i jep fund “Windows Phone”, ç’po ndodh me sistemin operativ

Windows Phone 8.1, me shumë mundësi do të jetë sistemi operativ i fundit me emrin “Windows Phone”, i cili zyrtarisht ‘vdes’, sipas ueb faqes së tyre, raporton businessinsider.

Microsoft nuk do të ndalojë mbështetjen e tyre për këtë sistem operativ mobil, por nuk do të bëjë më përditësime, që do të thotë se ashtu siç është edhe do të mbesë.

Microsoft ka thënë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur sistemin operativ mobil, Windows 10, por prapë këta smartfonët me këtë sistem do të lihen në ‘baltë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa janë shtuar spekulimet se Windows është duke punuar në një sistem të ri operativ për mobil, të ashtuquajtur Surface Phone, por është e vështirë të parashihet se si do të pritet ai duke marr parasysh dominimin e Apple iOS e Androidit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?