MIE: Rrugët nacionale të qarkullueshme, probleme me furnizimin me ujë në tre qarqe

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e vendit ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bën të ditur se grupet e punës së ARRSH OSHEE dhe të gjitha strukturat në varësi të saj vijojnë të jenë në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave të ulëta duke ndërhyrë në çdo rast ku raportohen problematika

Sipas njoftimit zyrtar reshje dëbore janë regjistruar në rajonin verior në akset Bajram Curri Valbonë Ura Bujan Qafë Morinë Bujan Qafë Morinë doganë Sopot Kerrnaj Qafë Mejdan Tropojë Buçaj Bulqizë Qafë Bualli Peshkopi Peshkopi Maqellarë Hani i Hotit Dogana Vermosh Kukës Shishtavec Kukës Bushtricë Pukë Fushë Arrëz Bogë Theth Qafë Mali Fushë Dukagjin ndërsa në rajonin qendror Surrel Qafë Priskë Qafë Mollë Elbasan Gjinar Ibë Kërrabë Elbasan dhe në rajonin jugor Llogara Qafë Thanë Korçë Voskopojë Boboshticë Dardhë Korçë Ersekë Ersekë Leskovik MIE njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht por drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve në zonat malore

Sa i takon furnizimit me energji elektrike aktualisht jashtë pune janë 27 fidera kryesisht në rajonin e Durrësit për shkak të pranisë së ujit në kabina Rrjeti 6 kV që furnizon Hidrovorin e Synejt në Kavajë është me defekt dhe po punohet për riparimin e linjës ndërsa të gjitha linjat 35 kV nënstacionet dhe fiderat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion të plotë Po ashtu rrjeti i transmetimit 400 kV 220 kV dhe 110 kV është në operim normal dhe brigadat janë në gatishmëri Prurjet në kaskadën e Drinit janë 2100 metër kub në sekondë në Fierzë 700 në Koman dhe 200 në Vau i Dejës

Swiss Digital Desktop Reklama

Për furnizimin me ujë rajoni i Beratit paraqitet në vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme në zonën e Dimalit është përmbytur stacioni përkatës por pompat janë mbajtur të sigurta dhe furnizimi aktualisht paraqitet normal Në rajonin e Fierit nga katër puset e rinj vetëm një është në funksion dhe po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin qendror të pompimit në Kafaraj Ndërsa në Vlorë janë përmbytur dy nënstacione në Novoselë dhe Trevllazër në qarqet e tjera situata paraqitet normale dhe pa probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Portin e Durrësit aktiviteti vijon normalisht dhe lëvizja e trageteve po realizohet sipas orareve Në Portin e Vlorës lëvizja e pasagjerëve dhe mjeteve po zhvillohet normalisht por është ndaluar dalja e mjeteve të vogla lundruese në det Ndërsa në Portin e Sarandës për shkak të detit të trazuar është pezulluar linja me Korfuzin Në Aeroportin Nënë Tereza operimet po vijojnë normalisht.

Mund të jetë një imazh i anije

Mund të jetë një imazh i makinë borëpastruese dhe rrugë

 

Mund të jetë një imazh i makinë borëpastruese dhe rrugë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?