Mijëra bletë tek shtëpia e Muhamed Ali – Rastësi apo sinjal?!

“Qëndro si një flutur, thumbo si një bletë”.

Nga lista e gjatë e thënieve të famshme të Muhammed Ali, padyshim se më e njohura është ajo që e kishte thënë para meçit me George Foreman në vitin 1974.

Asokohe si një 22-vjeçar ai ishte i gatshëm për duelin e quajtur “Gjëmimi në xhungël”, ndërsa mes tjerash pati deklaruar: “Qëndro si një flutur, thumbo si një bletë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto fjalë janë shkruar në murin jashtë shtëpisë nga fëmijëria e tij në Louisville të Kentuckyt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pas vdekjes së tij, afro 15.000 bletë janë grumbulluar në një dru afër muralit, sikur donin të nderojnë jetën dhe thënien e tij shumëvjeçare…

Në disa shkrime të mediave është hedhur dyshimi, nëse kjo është rastësi apo një shenjë për Muhammed Ali.

ble3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?