Mikroalgat, një burim i pasur me substanca antioksidante

Nga mikroalgat mund të nxirren substanca bioaktive si antioksidantë për prodhimin e ushqimeve, produkteve kozmetike, fitosanitare dhe ushqimin e gjësë së gjallë.

Ky është një proces i kushtueshëm që Agjencia kombëtare për Teknologjitë e reja, Energjinë dhe Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik (ENEA) po përpiqet ta përmirësojë në kuadër të projetktit evropian Valuemag, me qëllim uljen e kostove.

Falë një financimi prej 5 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, një grup ndërkombëtar kërkuesish shkencorë i përbërë nga 11 partënerë dhe 9 vende të Bashkimit Evropian do të eksperimentojë metoda të reja të kultivimit siç janë ato magnetike për uljen e kostove nga 6 euro për kilogram që është aktualisht, sipas sistemit tradicional, në 0,3 euro për kilogram.

Sipas drejtorit të projektit pranë ENEA-s Antonio Molino, kjo teknologji mundëson përmirësimin e ujit dhe të lëndëve ushqyese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati është konsumi më i ulët i këtyre burimeve, përdorimi i anhidritit karbonik në procese të ndryshme prodhimi dhe një metodë e lehtë e ndërtimit të molekulave antioksidante siç janë omega-3 dhe karotenoidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

ENEA synon të përmirësojë në mënyrë të veçantë nxjerrjen e substancave bioaktive nga algat për t’i përdorur në produkte dhe përbërës ushqimorë, kozmetikë, fitosanitarë dhe në ushqimin e përdorur në sektorin e akuakulturës.

“Mikroalgat janë një burim i pashtershëm i substancave të dobishme”, thekson një nga anëtarët e grupit të kërkuesve.

Realizimi i këtij projekti do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e sektorit të akuakulturës. Komisioni Evropian parashikon hapjen e 23 000 vendeve të reja të punës (150 000 vende ka aktualisht ky sektor) deri në vitin 2030.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?