Milaim Zeka: Kumanova si Vukovari
Gazetari Milaim Zeka ka qenë i pranishëm në Kumanovë dhe ka parë nga afër gërmadhat e shkaktuara nga lufta e armatosur mes një grupi dhe policisë.
Zeka ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Kumanova i ngjan sot një qyteti të rrënuar, ngjashëm me çfarë bënte Millosheviçi në Kosovë.
Ai madje e ka krahasuar Kumanovën me Vukovarin.
Postimi i Milaim Zekës
“Kumanova – ftyra reale e pushtetit maqedon
Sot ka qene nje dite e rende. Ate qe kam pare sot, me ka kujtuar fotografite e tmerrit te luftes ne Kosove. Pamje te tilla kam pare edhe ne Vukovar. Ne dy rastet e para ka qene agresori serb kunder shqiptareve dhe kroateve. Kam regjistruar rrefime te tmerrshme. Dhe nga kush? Nga gra te moshuara dhe femije, qe ishin trajtuar si terrorist.
Kam degjuar histori tmerri edhe nga njerez te verber. Kush i bente keto? Policis kunder qytetareve te saj.
Po kam degjuar edhe per polic te sjellshem shqiptare dhe maqedon, te cilet jane sjellur njerezisht. Madje disa police shqiptare, kane shpetuar edhe jetera njerezisht. Krejte ne fund arrita te intervistoja edhe Zamiren, vajzen gjashte vjecare, qe u be e njohur ne gjithe boten, me ata syte e saje te perlotur.
Me lejoni qe permes rrejteve sociale ti postoj disa fotografi, dhe tu them se popullata e Lagjes se Trimave ne Kumanove, ka nevoje per ndihma”