Milena Harito e përfshirë në hakerimin e serverit të KQZ. Ja arsyeja….
Milena Harito është përfshirë në një skandal tipik mafioz në sulmin dhe hakerimin ndaj serverit të KQZ. AKSH-ja që është në varësi direkte prej saj, ka bllokuar IP e shumë mediave online.
Kjo me qëllimin e vetëm që të dhënat për numërimin e votave të mos merreshin nga KQZ, por nga shtabi i ngritur tek Partia Socialiste. Të gjitha uebet në nevojën për informacion mbi rezultatin i janë drejtuar të dhënave të dy selive.
PD, inekzistente në këtë aspekt ka detyruar edhe mediat e pavarura ti drejtohen të dhënave të shtabit pranë selisë së PS.
Po çfarë ndodhi mbrëmë? Shtabi pranë PS informonte mbi kutitë ku PS ishte në avantazh të thellë duke skalitur idenë se Edi Rama ka marrë rreth 80 mandate. Kjo situatë ishte deri sot paradite. Si zakonisht, kjo qartësisht ka demoralizuar numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duke i lënë terren PS-së.
Duke i lënë terren për të bërë atë që di të bëjë më mire, blerjen e komisionerëve të opozitës si te pashpresë për rezultat pozitiv. Syri.net