Miliarderi i bën milionerë gjithë banorët e fshatit ku u rrit

Të gjithë banorët e një fshati spanjoll janë gdhirë milionerë.

Ata nuk kanë fituar ndonjë llotari, por fati i tyre është se kanë lindur në një fshat me miliarderin Antonino Fernandez.

Fernandez ishte fëmija i 11-të nga 13 të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e tij emigroi në Meksikë kur ai ishte 32 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u bë president i kompanisë Modelo, që prodhon birrën e famshme Corona.

Fernandez vdiq në gusht të këtij viti, në moshën 99-vjeçare.

Në testament ai u la 80 banorëve të fshatit të lindjes 169 milionë sterlina, ose mbi 2 milionë sterlina për banor.

Fernandez lindi në mes të varfërisë dhe në moshën 14-vjeçare e la shkollën pasi prindërit nuk i përballonin pagesat.

Pas Luftës Civile ai u vendos në veri të Spanjës, ku u martua me Cinia Gonzalez Diez.

Në vitin 1949, xhaxhai i gruas, pronar i grupit Modelo, i ftoi që të shkojnë në Meksikë.

Fernandez nisi të punonte për birrarinë fillimisht si punëtor i magazinave.

Por ngadalë nisi të ngjiste shkallët e karrierës dhe në vitin 1971 ishte bërë president i kompanisë.

Ai ndihmoi që birra Corona të bëhej jo vetëm birra më popullore në Meksikë, por një fenomen botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?