Milo: Nuk kam pranuar shkrirjen e partisë me PS-në
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News se në 2013, Edi Rama i kishte propozuar shkrirjen e partisë së drejtuar prej tij dhe bashkimin e Partinë Socialiste.
Milo: Mua mu bë një propozim i tillë nga Edi Rama në 2013 që ta shkrija Partinë Demokracia Sociale dhe të më vinte edhe në listën e deputetëve të PS-së në 2013 dhe nuk e pranova dhe i thashë tekstualisht se unë nuk mund t’i shes kolegët e mi për një post të Paskal Milos.