Mima: Vlera e drogës shqiptare në treg 13 miliardë euro

Ekonomia e paligjshme që lidhet me krimin e organizuar dhe narkotrafikun është diskutuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”, ku deputeti i PD-së, Florion Mima foli për shifra dhe raporte zyrtare që lidhen me vlerën e dorgës që prodhohet në Shqipëri.

Mima tha konkretisht se vlera e drogës shqiptare në tregun europian me pakicë kap shifrën e 13 miliardë eurove.

Deputeti i PS, Ervin Bushati kundërshtoi shifrat e Mimës me argumentin se ato nuk janë të publikuara nga raporte zyrtare.

“Ka vetëm një moment kur paraja kriminale ka vlerë, momenti kur shteti i drejtë ia kthen atë të gjithë popullit. Pse nuk ndodh në Shqipëri? Po të shohim shifrat e raportit që nisa të citoj, që pjesë të cilit kanë filluar të dalin në shtypin ndërkombëtar bëhet fjalë për një vlerësim konservator për rreth 13 miliardë euro në tregun me pakicë të drogës që prodhohet në Shqipëri, 13 miliardë euro. Ky vlerësim që është bërë edhe në 2012 dhe 2013…ky është për 2016, per sezonin e të korrave të tanishme. Ky vlerësim  thotë se vlera me pakicë e drogës prodhuar në Lazarat ishte afaërsisht 4 miliardë dollarë nëse do të shitej me pakicë në tregjet e Europës. Sot bëhet fjalë, vlerësimi konservator 13 mld euro që është afërsisht 110% e GDP zyrtare shqiptare dhe ka një vlerësim që është pak me optimist që flet për 24 miliardë euro.

Le të marrim një supozim konservator edhe ne. Vetëm 10% e kësaj vlere do të mbetet në Shqipëri pra 1.3 miliardë euro. Me 1.3 miliardë euro banda është në gjendje të vendosi kush do të jetë drejtori i kufirit, kush do të jetë shefi i komisariatit. Me 1.3 miliardë euro banda është në gjendje të blejë të gjitha votat e shqiptarëve duke cuar votën në një drejtim të caktuar. Me 1.3 miliardë euro ata emërojnë kryeministrin. Kryeministri mendon se është më i forti dhe më i fuqishmi, por me 1.3 miliardë euro mafia të urdhëron”, tha Mima.

SHKARKO APP