Mimoza Ahmeti paralajmëron largimin nga “Big Brother 8”

Opinionistja e “Bog Brother 8” Mimoza Ahmeti ka paralajmëruar se mund të braktisë pozicionin e saj në këtë shfaqje.

Shkak është bërë një foto dhe një video e shkurtuar që sipas Ahmetit është montazh.

Sipas Ahmetit kjo është një tentativë për të futur atë në sherr me Edisonin, banorin e BB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja është botuar në një faqe “Big Brother Albania 8” e cila është e gaztearit Olti Curri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mimoza Ahmeti ka shkruajtur në FB se është përpjekur të kontaktojë me drejtuesen e BB Zefina Hasani por kjo e fundit i ka fikur telefonin.

Ahmeti tha se një tjetër pikë që nuk i ka pëlqyer ka qenë edhe kontrata.

Asaj i janë ofruar 200 mijë lekë për puntatë ndërkohë që sipas saj opinionistët e tjerë kanë marrë më shumë para.

“Me 90 përqind të mundësive do të largohem”, ka thënë Ahmeti për GSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?