Mimoza Shkodra flet për herë të parë pas ndarjes me Seldin

Ndarja e Seldit dhe Mimozës ka qenë prej muajsh një nga temat më të komentuara të shtypit rozë. Kjo për shkak se çifti u nda krejt papritur në një kohë kur të gjithë mendonin se fejesa e tyre po shkonte për mrekulli dhe pritej që ata të martoheshin.

Ndarja u konfirmua nga Seldi në “Dance with me” dhe u shpreh se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj. Ndërkohë Mimoza zgjodhi të mos fliste asnjëherë.

 640 0 5bef260ee8e68

E ftuar në emisionin “Mirage”, ajo tha se është e lumtur dhe është e fokusuar në karrierën e saj muzikore: “Jam ndarë, jam single. Për momentin, jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur”,- tha Shkodra pa dashur ta zgjasë më shumë deklaratën e saj, por duke theksuar se është e fokusuar te karriera.

SHKARKO APP