Ministeriali për Energjinë dhe Rrjetet e Gazit – Projektet që po diskutohen për Shqipërinë dhe Kosovën
Po zhvillohet që prej ditës së djeshme në Bukuresht të Rumanisë, Ministeriali i Vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, dhe çështjet që po diskutohen lidhen me Energjinë dhe Rrjetëzimin e Gazit (CESEC).
Në këtë takim i cili pritet të zhvillohet edhe gjatë ditës sotme, marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Delegacionet u kryesuan për Republikën e Kosovës nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe për Republikën e Shqipërisë nga Drejtori i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Ardit Kamberi.
“Në këtë Konferencë të nivelit të lartë, pala shqiptare theksoi rëndësinë e projekteve të interkoneksionit të gazit IAP dhe ALCOGAP (Shqipëri – Kosovë), si dhe të vënies në funksion të linjës së interkoneksionit 400 KW Shqipëri-Kosovë”, thuhet në një njoftim të Ambasadës Shqiptare në Bukuresht.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Shqiptare në Rumani
Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në Ministerialin e Vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore lidhur me Energjinë dhe Rrjetëzimin e Gazit (CESEC), zhvilluar në Bukuresht në datat 27-28 Shtator 2017. Delegacionet u kryesuan për Republikën e Kosovës nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik zoti Valdrin Lluka dhe për Republikën e Shqipërisë nga Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Ardit Kamberi. Në këtë Konferencë të nivelit të lartë, pala shqiptare theksoi rëndësinë e projekteve të interkoneksionit të gazit IAP dhe ALCOGAP (Shqipëri – Kosovë), si dhe të vënies në funksion të linjës së interkoneksionit 400 KW Shqipëri-Kosovë.
/SCAN