Ministrat teknikë trembin Ramën- administratës: Pas orarit të punës bëni ç’të doni, nëse përdorni zyrën shkoni në burg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimeve nga ministrat teknikë të qeverisë së tij për administratën për të mos marrë pjesë në fushatë. Madje Ministria e Financave shkarkoi një inspektor të hetimit tatimor dhe e çoi për ndjekje penale. Ndërkohë sot në një aktivitet elektoral në Shëngjin tha se pas orarit të punës njerëzit, duke iu referuar mësuesve apo drejtorëve mund të bëjnë çfarë të duan, qoftë edhe të përfshihen në fushatë.

Por ai theksoi se kush shfrytëzon zyrën për fushatë do shkojë në burg.

“Njerëzit që punojnë në shtet qoftë dhe njerëz civil pas orarit të punës kanë të drejtë të bëjnë atë që duan si qytetar për zgjedhjet. Mësuesit dhe drejtorët kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të shkojnë në fushatë. Nuk mund ta kthejmë këtë histori tani doli në fotot filani me këtë apo me atë. Nuk po them në orar pune, por pas pune ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Kush shfrytëzon zyrën për fushatë, normale që do shkojë në burg”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP