Ministri Ahmetaj: “Rama 2”, mandati i anti-informalitet

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vizitë në një sipërmarrje prodhuese në vijim të aksionit kundër informalitetit. Ahmetaj tha se duke filluar nga 1 tetori do të nisin aksionet në terren.

Ai e ka quajtur madantin e qeverisë “Rama 2” mandatin e anti-informalitetit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjithashtu premtoi se do të bëhet një koordinim i gjithë strukturave të tatimeve, doganave dhe inspektoriatit të punës.

Krahas këtij aksioni, ministri Ahmetaj u shpreh se një tjetër reformë e rëndësishme që do të ndërmerret është lehtësimi i shërbimeve dhe reduktimi i burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.

SHKARKO APP