Ministri Demiraj: Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën. Do e largoja Haki Çakon

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka treguar disa detaje në lidhje me punën e tij në krye të ministrisë së Brendshme.

I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me marrëdheniet mes tij dhe Edi Ramës, Demiraj ka zbuluar në SYRI.net se nuk ka asnjë komunikim me Edi Ramën që prej marrjes së detyrës. “Asnjë komunikim me Edi Ramën”, është shprehur Demiraj. Duke folur për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Demiraj është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të emëronte një tjetër drejtues të uniformave blu.

“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të kisha emëruar një drejtor të ri policie”, është shprehur Demiraj.

SHKARKO APP